6 Mars, 2024 - 9:24 pm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë zyrtar pas dorëzimit të kredencialeve, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryeministri e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re duke i uruar sukses dhe i ofroi bashkëpunimin e Zyrës së Kryeministrit në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe ne jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë”, thuhet në kumtesën për media.