13 Mars, 2024 - 9:19 pm
Mbi librin
Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët njëri pas tjetrit.
Njëri nga ta është Armandi, njeri i shtresave të larta. Ata jetojnë çaste të bukura të një dashurie të pamundur, e cila mbyllet me lotët mbi fletët e librit Manon Lesko.
Pak nga jeta e autorit
Ai ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si “Konti i Monte Kristos” dhe “Tre Muskutjerët”. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe ai është një nga autorët francezë më të lexuar. Romanet e tij janë përshtatur që nga fillimi i shekullit XX në gati 200 filma…
…Alexandre Dumas ose Aleksandër Dyma – babai (Alexandre Dumas père) u lind në 24 korrik 1802 dhe u nda nga jeta më 5 dhjetor 1870. Ai e filloi karrierën e tij duke shkruar drama, të cilat u prodhuan me sukses nga e para duke u ngjitur në skenë. Ai gjithashtu shkroi artikuj të shumtë revistash dhe libra udhëtimesh. Ishte një shkrimtar shumë prodhimtar. Veprat e tij të botuara arritën në 100,000 faqe./Liberale.al/KultPlus.com