15 Mars, 2024 - 2:56 pm
Ikona e kinematografisë Cillian Murphy, është zgjedhur nga marka e famshme botërore ‘VERSACE’ si imazhi më i ri.
Themeluesja e markës, Donatella Versace është shprehur në një deklaratë se ndihet e kënaqur që aktori tani është një pjesë e familjes.
“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm dhe çmimi i tij në Oscar është absolutisht i merituar” tha ajo duke shtuar se ai është edhe mjaft tërheqës në ekran. / KultPlus.com