18 Mars, 2024 - 11:15 am
Studentët në Gjermani duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e krizave dhe katastrofave të mundshme, tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger.
Stark-Watzinger tha se shkollat duhet të trajtojnë mbrojtjen civile dhe theksoi se qëllimi duhet të jetë “të rrisim elasticitetin tonë”.
“Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur mirë për krizat, duke filluar nga një pandemi, fatkeqësi natyrore apo luftë,” tha ajo.
Ministrja gjermane foli për stërvitjet e mbrojtjes civile të cilat bëhen në shkollave e vendeve të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Gjermania gjithashtu mund t’u mësojë studentëve dhe nxënësve të njëjtën gjë.
Ajo bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e një marrëdhënieje midis nxënësve të shkollave dhe forcave të armatosura, duke sugjeruar që oficerët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë “Bundesëehr bën për sigurinë tonë”.
Oficerët e të rinjve të Bundeswehr-it aktualisht lejohen të vizitojnë shkollat në Gjermani kur ftohen nga mësuesit ose administratorët e shkollave. / KultPlus.com