19 Mars, 2024 - 4:00 pm
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen publike për Ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor.
Për Çmimet qe i ndanë Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit ne fushën e Artit Pamor.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e Artit Pamor për të Arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë ne avancimin e Artit Pamor.
Çmimi mund te jepet edhe pas vdekjes se autorit;
Çmimi Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor – jepet për këto gjini:
1. pikture
2. skulpture
3. grafike
4. qeramike
5. vizatim
6. dizajn grafik
7. fotografi artistike
8. video art dhe art konceptual
9. performance
Konkurrimi për Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe
Çmimit Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor mund të bëhen përmes propozimeve nga:
1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës
2. Galeria Kombëtare e Kosovës
3. Fakultetet e Arteve te Universiteteve publike dhe private te Republikës së
Kosovës;
4. Asociacionet (shoqatat) profesionale te Artit Pamor
• Propozimi duhet te përmbaj: arsyetimin me shkrim, si dhe materialet e tjera
Përcjellëse për të nominuarin, nëse janë relevante me çmimin perkatës;
• Propozuesit nuk mund te bëjnë më shumë se një propozim;
• Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit njofton me shkrim Institucionet, qe kanë të drejtën e nominimit, për dërgimin e nominimeve për dhënien e çmimit dhe përcakton afatin e dorëzimit te tyre ne MKRS;
• Ne raste kur nuk ka propozime nga Institucionet perkatëse, Juria Profesionale mund te propozoj afat shtese brenda kohës se paracaktuar për dhënien e çmimit;
• Institucionet nominuese duhet te sjellin foton e veprës ne tri (3) kopje dhe jo domosdoshmerisht CD-ne me incizim, ose ndonjë material tjetër vizual dokumentues;
• Propozimi duhet te firmoset nga titullari i institucionit/ asociacionit/ shoqatës qe ka te drejtën e propozimit.
• Propozimi me shkrim duhet te dërgohet jo me larg se 30 dite nga dita e shpalljes se Konkursit ne faqen zyrtare te MKRS, ne Arkivin e MKRS-se, për Departamentin e Kulturës, ne Zyren nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtine, Rruga “Nena Tereze” nr. 35).
• Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën Juria Profesionale e përberë nga 3 anëtarë./ KultPlus.com