20 Mars, 2024 - 7:55 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se ka filluar procesi restaurues për shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani, me vendndodhje brenda qendrës historike në Prishtinë.
Ministri Çeku ka bërë të ditur se MKRS po i kushton vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.
“Vëmendje e veçantë për trashëgiminë kulturore të kryeqytetit. Po e restaurojmë shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë.
E ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit. Punimet tashmë kanë nisur”, ka shkruar Çeku në facebook./KultPlus.com