30 Mars, 2024 - 9:00 pm
Parku i liqenit të Mbreshtanit, 15 minuta larg qendrës së Beratit do të jetë një ndër atraksionet më të reja turistike, në liqenin e Mbreshtanit.
Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park, i cili është drejt përfundimit.
Aktualisht ka përfunduar vendosja e ndriçimit rreth pedonales. Për punë ditësh Berati do të ketë një atraksion të ri turistik. Qytetarët dhe turistët mund të zgjedhin të kalojnë mëngjeset apo mbrëmjet përreth liqenit.
Për realizimin e këtij projekti bashkia Berat bashkëpunoi me kompaninë SHELL Albania.
Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.
Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. / KultPlus.com