6 Prill, 2024 - 11:24 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
Edukata
Dy macka qimebardha porsi shkumës,
në pjatë hanin tok përshesh me qumësht.
Dy qentë shikonin vëngër të mërzitur,
dhe kuvendonin, veshët duke ngritur.
-Këto nuk paskan fare edukatë,
e sheh si futin hundët në një pjatë?
Ndërkohë u ra një kockë mu në këmbë,
për kockën qentë u shqyen keq me dhëmbë.
U ngrit një zhurmë e madhe e shamatë,
dhe macet thanë: “Kjo është edukatë!” /KultPlus.com