28 Prill, 2024 - 2:30 pm
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.
Gonxhja deklaron se “54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024 ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”.
“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.
Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit. / KultPlus.com