Tri vajzat që po e dërgojnë Kosovën në skenat ndërkombëtare

2 Maj, 2024 - 3:25 pm

Vilëza Zeqiri, Valeza Rama dhe Kaltrina Thaqi janë tri vajzat e reja që po e dërgojnë Kosovën në skenat ndërkombëtare në fushën e Gjimnastikës.

Nga Gjimnastika Europiane kanë njoftuar se tri vajzat po punojnë me shpresë dhe ambicie për të bërë emrin e tyre të njohur në skenat e mëdha të gjimnastikës.

Në një intervistë të shkurtër, tri vajzat janë shprehur se gjimnastika i bën më të lumtura dhe i bën që të harrojnë problemet e tyre.

Që të trija do të nisin kualifikimet sot, me Bora Hoti, Vlera Gërguri dhe Elena Sefa në garën për të rinj./KultPlus.com

Të ngjajshme