9 Maj, 2024 - 5:00 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se derisa populli i Kosovës iu bashkua sot qytetarëve europianë në shënimin e Ditës së Europës, vizioni për një “Europë të tërë, të lirë dhe në paqe” do t’i afrohet edhe më shumë kësaj me anëtarësimin e vendeve që aspirojnë e përkushtohen që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
“Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE. Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një union , por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”. / KultPlus.com