“Unë jam vetë grua” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

16 Maj, 2024 - 4:20 pm

“Unë jam vetë grua” do të shfaqet më 24 maj në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 20:00 Shfaqja me një aktor (Adrian Morina) pati premierën vite më parë në Teatrin Dodona.

Shfaqja me regji të Kushtrim Koliqit, ku Adrian Morina si aktori i vetëm në skenë luan më shumë se 30 personazhe, na sjellë një histori të një jete tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi.

Shfaqja fituese e çmimit “Pulitzer” dhe e çmimit “Toni” është shfaqje që bazohet në bisedat dhe intervistat e Doug Wright me transgjinoren gjermane, njëherit tregtaren e antikuareve Charlotte von Mahlsdorf, si dhe në autobiografinë e Charlotte të vitit 1992, të titulluar po ashtu “Unë jam vetë grua”./KultPlus.com

Të ngjajshme