13 Maj, 2018 - 11:30 am
Alberina Haxhijaj
Libri “Shënime nga bodrumi”, përkthimi i Nazim Saitit nga “Zapiski iz podpol’ja” i Fjodor Dostojevskit është promovuar sot në Prishtinë në Soma Book Station. “Shënime nga bodrumi” është i pari botim nga veprat e Dostojevskit që ka përkthye Nazim Saiti (1941 – 2001), shkruan KultPlus.
Përkthimi ky i bërë nga një i burgosur në 78-tën në Shqipëri e që nuk e kishte idenë se kur do të mbaronte komunizmi.
Një mënyrë e denjë për të kujtuar të artin sipas Sait Saitit, është përmes poezisë dedikuar përkthyesve. Kështu ai lexoi para të pranishmëve poezinë “Përkthyesit”, dedikuar Jorge Luis Borges dhe përkthyesve që nuk përthyejnë, nga poeti Juan Vincente Piqueras.
“(Përkthyesit)Thonë në gjuhën e tyne gjana që kurrë kjo gjuhë s’kish thanë ma parë, gjana që s’e dija se mundesha me thanë”, citoi ai fjalët e poezisë “Përkthyesit”.
E pasi që përfundon poezinë merr frymë thellë dhe fillon të flasë për të atin. Një të dashur që ai e ka humbur kur ka qenë 9 vjeçar. Ndërsa thekson se për këtë përkthim dëshiron të thotë dy fjalë rreth krijimtarisë në kushte të burgimit por edhe të krijimtarisë në kushte të totalitarizmit.
Kështu ai fillon të numëron shkrimtarët e njohur që veprat e tyre më të bukura i kanë shkruar nëpër burgje. Të tillë si Marko Poli por edhe vet Dostojevski, me veprën e tij debutuese “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, një përkthim ky po ashtu i Nazim Saitit por që ka humbur.
“Me e kontekestualizu këtë përkthim të ata që as nuk e përkrahin diktaturën por deri diku e kundërshtuan , një kundërshtim në heshtje sepse nuk e di më çfarë pretendimi të madh e ka përkthye, por i mbeti pezull si synim. Prandaj më e rëndësishmja besoj është se pavarësisht qarkut të mbyllur, pra është përkthyer në kushte të burgimit, ku pak njerëz mund ta ketë lexuar në kushte të burgimit, në burgun e Burrelit ku ishin pothuajse të gjithë intelektualët”, u shpreh ai duke shtuar se ky përkthimi ishte në vetvete edhe një lloj protestë përmes ironisë së fatit që edhe vet Dostojevski ishte një njeri që prej burgut i vetëdijesua dhe pa më shumë.
Ndërsa për gjuhën e cila sipas tij meriton po ashtu një tjetër kontekstualizim ai sqaroi se ajo është standardi i vjetër, gegërisht, më bazë shkodranishten.
E pas të birit të përkthyesit fjalën e merr aktori Tristan Halilaj, i cili para të pranishmëve lexoi hyrjen e këtij libri. Kështu ai bëri që fjalët e përkthyera nga gjyshi i tij, të jehonin në Soma Book Station, një vend ideal për promovimin e këtij libri i cili ishte rrethuar me libra të tjerë që tashmë kjo hapësirë posedon.
“Unë jam njëri i sëmurë…Unë jam njeri i keq. Njëri jo tërheqë. Mendoj se kam dhembje mëlçie. Megjithëkëtë, s’mendoj asnjë grimë për sëmundjen dhe ka mundësi të mos di saktësisht ku më dhemb. Nuk mjekohem dhe kurrë nuk jam mjekue, sidoqë respektojë mjekësinë dhe mjekët. Veç kësaj, unë jam jashtëzakonisht supersticiozë; por aq, ama, sa ta ndjej vetën të lirë me e respektue mjekësinë. Jam mjaft i arsimuar për të mos qenë supersticiozë, mirëpo ja që jam supersticiozë. Jo, për inat s’due të mjekohem …”, lexonte fjalët e përkthyera të Nazim Saiti, nipi i tij Tristani.
Përkthyesi Nazim Saiti është identifikuar shumë me shkrimtarin Dostojevskin pasi që ka përkthyer shtatë vepra prej tij. Ndërsa kjo është vepra e tij e parë që është botuar./ KultPlus.com