18 Qershor, 2024 - 4:14 pm
Maggie Rulli, gazetare në “Good Morning America” tregon eksperiencën e saj në një nga destinacionet luksoze evropiane – me një kosto shumë më të ulët.
Rebecca: Ju mund të mendoni se është Greqia ose ndoshta Italia, por në të vërtetë po shikoni Shqipërinë – ku do të gjeni relaksin luksoz me një çmim shumë më të ulët – dhe Maggie Rulli është atje për të na e treguar – Përshëndetje Maggie!
Maggie – Hej Rebecca – po jeta është e bukur këtu këtë mëngjes- I futa këmbët në ujë dhe dielli po shkëlqen – dhe shiko këtë pamje absolutisht të mrekullueshme. Kur them Shqipëria – shumica ndoshta nuk mendojnë për një destinacion pushimesh dhe kështu ndoshta e lidhin vendin ende me komunizmin.
Por, kur e shihni këtë plazh, mund të shihni se sa shumë ka ndryshuar vendi në 30 vitet e fundit dhe po, ekipi ynë bëri një punë të vështirë për ju. Jeni të mirëpritur të eksploroni të gjitha plazhet, historinë, ushqimin që Shqipëria ka për të ofruar.
Ne shijuam pamjet e mesdheut, mrekullitë natyrore, rrënojat antike. Jo nuk jemi në Greqi, Itali apo Kroaci, të gjitha këto janë Shqipëri. Vetëm 30 minuta udhëtim me traget nga Greqia – përballë Italisë dhe më pak se 200 milje në jug të vijës kufitare kroate.
Si akomodimi, ushqimi dhe aktiviteti kushtojnë më lirë – në vazhdim mund të gjeni plazhet më mahnitëse në të gjithë botën.
Le të fillojmë me atraksionet kryesore – plazhet e Rivierës Shqiptare –
Nuk ka ende një zinxhir të madh hotelesh këtu – por për një opsion akomodimesh pikërisht në plazh – një dhomë me pamje nga deti kushton rreth 250 dollarë në natë – në Greqi një hotel luksoz mund t’ju kushtojë mijëra – dhe hotele vetëm një bllok larg nga bregdeti kushton rreth 50 dollarë në natë.
Dhe tani që jemi në plazh, një shezlong i tillë do t’ju kushtonte 100 dollarë në Greqi – këtu në Shqipëri kjo është 5-10 dollarë.
Për një aventurë – ne shkuam në kajakë milje e milje drejt vijës bregdetare dhe zonave malore për të eksploruar. Malet pas meje janë mahnitëse – do të thotë se ne mund të shijojmë pamjet magjepsëse me një kosto shumë më të ulët.
Pas një dite të gjatë në det ndihem e uritur. Një vakt kushton më pak se 20 dollarë këtu në Shqipëri – kjo mund të kushtojë tre herë më shumë në Greqi.
Dhe për një pushim larg bregdetit – zhytuni në historinë e Shqipërisë-
Butrinti është shtëpia e rrënojave që datojne nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin e XIX. Ky teatër është grek, këtu kjo skenë është romake – pothuajse duket sikur grekët dhe romakët ndodhen në një vend. Hyrja është rreth 10 dollarë për të rriturit dhe plotësisht falas për fëmijët nën 12 vjeç.
Mos humbisni qytetin e stilit osman të Gjirokastrës-
Gjirokastra një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s – i kompletuar me kështjellën
njihet për shtëpitë e tij prej guri dhe për atë që jam shumë e emocionuar ta vizitojë “Pazarin” vendas.
Për të eksploruar mrekullitë natyrore shqiptare vizituam Syrin e Kaltër-
Një burim me ujin blu të thellë – aq transparent sa mund të shihni fundin e tij.
Dhe në fund të ditës një jetë nate-
Një shishe birrë këtu kushton 2,50 dollarë – rreth gjysma e çmimit që ofrohet në Greqi. Por nxitoni pasi perla e fshehur – Shqipëria është duke u bërë e njohur!
Maggie: Pse vendose të vish në Shqipëri?
Turistët: U njohëm me vendin nga TikTok-u, shumë video – është e mrekullueshme – është argëtuese!
Maggie: Shqipëria po planifikon gjithashtu të ndërtojë një aeroport të ri ndërkombëtar pikërisht këtu në qytetin bregdetar, vitin e ardhshëm – kështu që kjo perlë e fshehur nuk do të qëndrojë e fshehur për shume kohë!/atsh/KultPlus.com