19 Qershor, 2024 - 12:27 pm
Në 13 vjetorin e vdekjes së Nekibe Kelmendit, është zbuluar pllaka dhe portreti i atdhetares dhe veprimtares Kelmendi, shkruan KultPlus.
Kjo pllakë dhe portreti i Kelmendit është vendosë brenda hapësirave të LDK-së, dhe se për këtë përvjetor ka njofrtuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga Abdixhiku.
Sot, në përvjetorin e trembëdhjetë të ikjes në amshim – së bashku me Kosovaren e me bashkëpunëtorë, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të Nekibe Kelmendit brenda hapësirave të Selisë Qendore në LDK.
Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë. Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!
Nekibe Kelmendin, atdherare dhe veprimtare e madhe të kauzës nacionale, ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë. Ajo ka gravuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që shkriu veten në formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.
Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara./ KultPlus.com