1 Korrik, 2024 - 11:41 am
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ai është shprehur se lajmi për vdekjen e tij, është lajm i rëndë dhe se ai na mësoi të shohim botën me një këndvështrim unik.
“Kontributi i Kadaresë për artin dhe kulturën shqiptare është i pashoq. Veprat e tij mbeten testament i gjallë i talentit dhe mendjes së tij të jashtëzakonshme. Do ta kujtojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar”, ka shkruar ai.
Tutje, ai shtoi se Kadare ka lënë pas vetës trashëgimi të pashlyeshme në letrat shqipe dhe botërore.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadare dhe të gjithë qytetarëve”, ka shtuar tutje Çeku./KultPlus.com