1 Korrik, 2024 - 2:49 pm
Instituti Albanologjik i Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje komemorative në nderim te jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare, shkruan KultPlus.
Më poshtë është njoftimi i plotë.
Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme
Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 02 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip.
Iu ftojmë ta nderojmë jetën dhe veprën e njeriut që i dha shumë artit tonë!
Iu mirëpresim!/ KultPlus.com