Instituti Albanologjik mban mbledhje komemorative për Ismail Kadarenë

2 Korrik, 2024 - 12:43 pm

Dje ka vdekur shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në moshën 88-vjeçare. Për të nderuar veprën e tij, Instituti Albanologjik në Prishtinë do të mbajë mbledhje komemorative.

Mbledhja ka nisur në ora 10:00, në Institutin Albanologjik.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij Instituti, Lulezim Lajqi, është shprehur se me vdekjen e Kadaresë ka humbur edhe letërsia botërore.

“Ikja në nga kjo botë e Ismail Kadaresë nuk është vetëm humbje e madhe vetëm për letërsinë shqiptare por edhe për letërsinë botërore. Veprat e tija janë botuar në 45 gjuhë botërore, kështu Kadare e vendosi atdheun e tij të izoluar Ballkanik në hartën e letërsisë botërore. Kadare morri edhe çmime të shumta globale”, ka thënë Lajqi.

Ndërsa profesori Emin Kabashi tha se vdekja e tij është vdekje që i jep shpresë jetës, dhe se ai ka paralajmëruar kthimin e dinjitetit të një letërsie dhe të kulturës shqiptare dhe paralajmëroi që ky shekull është shekulli i tij.

Kurse Arben Hoxha ka thënë se ‘vdekja e Kadaresë është vetëm një ikje nga fuqia e pushtetit të trupit të vet për t’i lënë hapësirë veprimi fuqisë së përhershme, asnjëherë të konsumueshme: vizioneve të hapura për komunikim të prodhuara nga mendja e tij letrare dhe të materializuara në veprën e tij. Këto vizione të hapura do të jenë gjithnjë aktive për mendjet e uritura për përsosmëri e fuqizim të trupit të njerëzores kundrejt çnjerëzores brenda nesh…’./KultPlus.com

Të ngjajshme