7 Korrik, 2024 - 12:21 pm
Shpërthimi termonuklear i një ylli mund të bëhet i dukshëm së shpejti me sy të lirë.
T Coronae Borealis (i njohur gjithashtu si T Cor Bor, T CrB dhe ylli Blaze) do të jetë po aq i ndritshëm sa Ylli i Veriut, në atë që mund të quhet “ngjarje që ndodh një herë në jetë”.
T CrB bëhet i dukshëm çdo 80 vjet pas një shpërthimi termonuklear në sipërfaqen e një ylli që njihet si xhuxhi i bardhë, rreth 3000 vjet dritë larg.
Xhuxhi thith hidrogjen nga një gjigant i kuq fqinj dhe kjo shkakton një grumbullim presioni dhe nxehtësie që përfundimisht shkakton shpërthimin.
I njohur si nova, shpërthimi pritet të bëhet i dukshëm në çdo kohë nga tani deri në shtator, sipas the Guardian.
Kjo ngjarje nga NASA cilësohet si “ngjarje që ndodh një herë në jetë”.
Ndërsa fenomeni spektakolar është vërejtur më parë, kjo do të jetë hera e parë që ai do të studiohet me teknologji moderne.
Teleskopi hapësinor me rreze gama Fermi i NASA-s, teleskopi hapësinor James Webb dhe grupi i madh i Observatorit Kombëtar të Astronomisë së Radios në New Mexico janë disa nga instrumentet që do të gjurmojnë dritën.
NASA ka një hartë të Corona Borealis për t’i ndihmuar njerëzit të përcaktojnë se ku të shikojnë./ Top Channel/ KultPlus.com