10 Korrik, 2024 - 9:27 am
Poezi nga Nuhi Vinca
PËR TY
Kaq shume vjet mendoj per Ty
Për Ty këndoj sa shume vjet:
E di valle ç’barrë është kjo
E di sa peshon një jetë?
N’sa beteja unë jam ndes
Me arketipe që ruan jet
Qesha-qava, qava-qesh
Kur peshova te verteta.
Rishikoj këtë rruge te gjatë
Rrugë e gjatë moj për besë
Gjysma dritë e gjysma nat
Gjysma shkencë, pa hyj të fesë.
Kaq shumë mendoj për Ty
Tërë jetën kam skicua
Fatin tënd moj lumturin
Zemërvrarë e shpirtdërmuar.
Ëndërrova lumturin
Për Ty që t’kam dashur gjat
Ty nga zemërmendja s’të hoq
Asnjë çast, në asnjë natë./KultPlus.com