11 Korrik, 2024 - 11:15 am
Në Apolloni u zhvillua edicioni i XV i “Takimeve Muzikore të dy Botëve”, ku shoqata Argjiro, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe atë Greke sollën një atmosferë të magjishme.
Mbrëmja nisi me një podkast mbi Lojërat Olimpike i cili u transmetua në një program maratonë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.
Më pas, me koncertin “Tingujt e Lirës Antike” ku artistët Nikos Xanthoulis, Sophia Karakouta dhe Evangelia Kopsalidou me interpretimin e lirës antike e zhvendosën publikun në Greqinë e lashtë.
Në këtë edicion të ri, u synua edukimi përmes artit, ku përveçse muzikës, podkasteve, ndërthurjes së miteve dhe legjendave u ofrua një qasje e re këndvështrimi ndaj historisë./atsh/KultPlus.com