14 Korrik, 2024 - 10:19 pm
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj, presidentin francez Emmanuel Macron dhe të gjithë popullin me rastin e 14 korrikut, Ditës Kombëtare.
Osmani tha se Kosova është krenare me partneritetin me Francën.
“Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t’i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, tha Osmani.