Bebe Rexha së shpejti në “Sunny Hill”: Kosovë, po vij për ty

15 Korrik, 2024 - 2:08 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill, shkruan KultPlus.

Më 25, 26, 27 dhe 28 korrik në Prishtinë do të mbahet një nga festivalet më të mëdha të Evropës Juglindore, Sunny Hill, ku do të performoj edhe këngëtarja Rexha.

Me këtë rast dhe këngëtarja Rexha ka reaguar pas daljes së njoftimit.

”KOSOVË PO VIJ PËR TY!!!!!! 25 korrik!!!!!!! Merrni biletat tuaja në SunnyHillFestival.com”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Screenshot

Të ngjajshme