Zyrtare: Southgate largohet nga Kombëtarja e Anglisë

16 Korrik, 2024 - 12:32 pm

Gareth Southgate nuk është më selektor i Anglisë.

Trajneri anglez ka vendosur të largohet nga bankina të cilën e mbajti qe 8 vjet, ndërsa arriti t’i dërgonte “Tre Luanët” dy herë deri në finale të Kampionatit Europian.

“Si një anglez krenar, ka qenë një nder i jetës që të luaja për Anglinë dhe që ta menaxhoja Anglinë për këto vite. Kjo do të thotë gjithçka për mua, kam dhënë gjithçka nga vetja”, deklaroi fillimisht Southgate.

“Por, është koha për të ndryshuar dhe për një kapitull të ri. Po e lë rolin tim si menaxher, vendimi është marrë”, përfundoi trajneri anglez.

Anglia ishte mposhtur nga Italia në finale të Euro 2020 pas penalltive dhe së fundmi nga Spanja në Euro 2024 me rezultat 1:2, në të dyja radhët në krye të Southgatet. /Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme