Neuralink i Musk është duke punuar për një pajisje të re të implantit të trurit

18 Korrik, 2024 - 9:42 pm

Kompania e çipave të trurit të Elon Musk, po punon për një pajisje të re që beson se do të kërkojë implantimin e gjysmës së numrit të elektrodave në tru për të qenë më efikase dhe më të fuqishme, thanë këtë të enjte drejtuesit e kompanisë.

Kompania po merr gjithashtu masa për të reduktuar rreziqet, të tilla si skalitja e kafkës dhe ulja e përqendrimit të dioksidit të karbonit në gjak në nivele normale te pacientët, thanë drejtuesit në një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën e mediave sociale “X”, raportoi Reuters.

Neuralink mori këto masa për të zvogëluar rrezikun pasi pjesëmarrësi i parë i provës së pajisjes pati probleme me telat e vegjël që ishin pjesë e implantit./KultPlus.com

Të ngjajshme