21 Korrik, 2024 - 4:10 pm
Kompozimet e famshme të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar Ennio Morricone, të njohura në të gjithë botën për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, erdhën magjishëm për publikun durrsak në një koncert nën ndriçimin hënor dhe pranë detit Adriatik.
Veprat u sollën nga dirigjenti Benedetto Montebello i cili vizitoi Durrësin për herë të parë.
“Është një koncert dedikuar mjeshtrit të madhe Ennio Morricone dhe kolonave të rij zanore me të mëdha, më të famshme dhe më të dashura. Ka shkruar shumë, rreth 500, dhe është e pamundur të mbahen mend të gjitha, por këto që luhen sot me siguri i njohin të gjithë. Mjeshtri nisi të shkruajë në vitet ‘60 me filmin “Federale” që e afirmoi zyrtarisht, dhe nga ajo kohë ka shkruar shumë të tjera.
Kam pasur kënaqësinë të vij edhe herë të tjera në Shqipëri, është gjithmonë kënaqësi të vish këtu, në Tiranë. Në Durrës jam për herë të parë, deti është shumë i bukur. Këtë natë kemi edhe hënën që na asiston, me të vërtetë bukur”, u shpreh dirigjenti Benedetto Montebello.
Kjo mbrëmje u përshëndet nga pjesëmarrja masive e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit: sopranove, Rovena Xhelili dhe Marina Kurti, të shoqëruara mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori, nën drejtimin e maestro Dritan Lumshit.
Koncerti vokalo-simfonik u ndoq jo vetëm nga qytetarët durrsakë, por turistët e shumtë të cilët kanë zgjedhur Durrësin si destinacionin e tyre të pushimit./tema/KultPlus.com