“Banesa me dy Peristile” në Finiqin antik

24 Korrik, 2024 - 9:30 am

Një nga veçantitë e qytetit antik të Finiqit që ia vlen të shihen nga afër është “Banesa me dy Peristile”.

Çdokush që viziton këtë verë jugun e Shqipërisë, mund të bëjë një ndalesë në parkun arkeologjik të Finiqit ku mund të shohë se si jetonte shtresa e aristokracisë në qytetet antike.

Banesa ka marrë këtë emër për shkak të dy oborreve të brendshëm të qarkuar nga kolonada. Ajo i përkiste shtresës së pasur të banorëve të Finiqit antik.

“Banesa me dy peristile” është ndërtuar në shek. III p.Kr dhe ka vijuar të përdoret deri në shek. III m.Kr.

Në shekujt e parë pas Krishtit, banesës i janë shtuar ambiente të tjera dhe krahas elementëve të shumtë, spikat zbukurimi i mureve të brendshme me pikturë murale.

“Banesa me Peristil” ka patur përhapje të gjerë në Ilirinë e Jugut, ku krahas Finiqit gjendet edhe në Bylis e Antigone.

“Banesa me dy Peristile” në Finiq është ekzemplari i konservuar më mirë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme