28 Korrik, 2024 - 9:24 pm
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve u zhvillua për herë të dytë në qytetin e Bilishtit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturëa dhe Invacionit, Blendi Gonxhja informoi sot se festivali u organizua nga Qendra Kulturore e Veprimtarive Tradicionale.
Në natën e parë të këtij festivali u zhviluan një sërë aktivitetesh me lojëra tradicionale dhe shfaqje të ansambleve folklorike, muzikë tradicionale, valle dhe interpretim të zakoneve të vjetra të cilat janë disa nga aspektet kryesore të festivalit.
Gonxhja u shpreh se festivalet e tilla janë platforma të shkëlqyera për të shfaqur trashëgiminë kulturore dhe për të nxitur ruajtjen dhe përcjelljen e saj ndër breza./atsh/ KultPlus.com