GAT: Andy Warhol ju pret edhe këtë javë në galeri

29 Korrik, 2024 - 2:15 pm

Galeria e Artit Tiranë ftoi artdashësit të përfitojnë nga java e fundit e ekspozimit të veprave të Andy Warhol, artisti që ridimensionoi artin e një gjenerate të tërë.

Veprat e ikonës amerikane të Pop Art, Andy Warhol, erdhën në Galerinë e Artit në Tiranë në datën 5 qershor për të qendruar aty deri më 5 gusht.

Janë gjithsej 39 veprat më të njohura dhe më të riprodhuara të figurës më emblematike të skenës së artit, të cilat do të mund t’i shohim edhe për pak ditë. Koleksioni i ofron publikut të shohë nga afër vepra të Andy Warhol, të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të jetesës dhe vlerave amerikane.

Në këto 2 muaj, GAT është bërë ndalesa kryesore e grupmoshave të ndryshme të cilët u njohën nga afër me një figurë kaq të rëndësishëm të Pop Art-it që ka bërë emër në skenën e artit të Nju Jorkut, pushtoi botën e famës, frymëzoi dhe ndikoi stilet e artit në shumë zhanre./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme