Ambasada e Francës organizon ekspozitë ‘Gratë dhe Lojërat Olimpike’

29 Korrik, 2024 - 10:25 pm

Në kuadër të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024, Ambasada e Francës, Instituti Francez i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës prezantojnë para publikut kosovar ekspozitën “Les Elles des Jeux” (Gratë dhe Lojërat Olimpike”), në vendin e Lojërave Olimpike Paris 2024 në Prishtinë, në sheshin Zahir Pajaziti.

Kjo ekspozitë hapet të martën më 30 korrik në ora 10:00, ndërsa është organizuar nga Muzeu Kombëtar i Sporteve Franceze, e përkthyer në shqip dhe serbisht.

Kjo ngjarje siç thuhet në njoftim, rrëfen evolucionin e vendit të gruas në Lojërat Olimpike që nga fillimi i tyre dhe paraqet progresin spektakolar të bërë në më shumë se 130 vjet, nga pothuajse përjashtimi i grave nga lufta për barazi deri më sot.

“Ekspozita Les Elles des Jeux dëshmon këtë evolucion, sportiv dhe shoqëror, pa lënë mënjanë asgjë që u tha dhe u bë, jo vetëm në ditët e para, por edhe kohët e fundit, duke vënë në pah gratë që luajtën një rol ose thjesht simbolizuan këtë evolucion”, thuhet në njoftimin e Ambasadës franceze në Prishtinë.

Të ngjajshme