Ministri Çeku përkujton regjisorin Bekim Lumi: Ishte njëri prej shtytësve kryesorë të progresit të teatrit në Kosovë

30 Korrik, 2024 - 5:39 pm

Sot, në gjashtë vjetorin e vdekjes është përkujtuar regjisori Bekim Lumi.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me familjen, pjesëtarë të komunitetit artistik e bashkëpunëtorë të tij kanë kujtuar momentet më të mira me të, dashurinë dhe përkushtimin që kishte për teatrin dhe trashëgiminë që Lumi ka lënë pas.

“Lumi ishte njëri prej shtytësve kryesorë të progresit të teatrit në Kosovë. Këtë nuk e bëri vetëm përmes shfaqjeve, por edhe si studiues. Ai ishte kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja”, si dhe autor i dhjetëra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.

Na mungon shumë dhe do ta kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar Ministri Çeku në facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme