“Lule Sajza”, teatri eksperimental prezantohet në PrizrenFest

1 Gusht, 2024 - 7:20 pm

PrizrenFest mirëpriti një nga shfaqjet më të fuqishme dhe tronditëse të këtij viti, “Lule Sajza”, e cila prezantoi Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky teatër dokumentar solli një rrëfim të thellë dhe të dhimbshëm mbi historitë e përjetimeve në kampin famëkeq të Tepelenës. Një shfaqje që na përball me dhimbjet e vërteta të shqiptarëve, duke hedhur dritë mbi një periudhë të errët të së kaluarës sonë.

“Lule Sajza” përshkruan fakte tronditëse dhe histori të dhimbshme, duke ndihmuar në njohjen më të mirë të vetvetes dhe të tjerëve përmes vuajtjeve të së shkuarës, duke ofruar një pasqyrim të thellë mbi të ardhmen tonë.

Në skenë u shfaq dhe Simon Mirakaj, i cili vetë kishte përjetuar tmerrin e kampit të Tepelenës. Ai solli përjetimet personale dhe emocionet duke ofruar një dëshmi të gjallë dhe të ndjerë që preku thellë zemrat e publikut.

Pjesëmarrja e “Lule Sajza” në PrizrenFest kishte si qellim thirrjen për kujtesë dhe reflektim mbi të kaluarën tonë të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë./TopChannel/KultPlus.com

Të ngjajshme