10 Gusht, 2024 - 10:30 am
Sot janë bërë 123 vite nga lindja e profesorit, publicistit dhe veprimtarit kombëtar, Safet Butka, shkruan KultPlus.
Safet Butka u lind në Butkë, të Kolonjës, më 10 gusht, 1901. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, ai shkoi për studime të mëtejshme në Linz, Austri, ku përfundoi shkollën e mesme.
Gjatë qëndrimit të tij në Linz ai mori me vehte kushëririn e tij të, të riun Qemal Butka, një arkitekt i famshëm shqiptar, i cili më vonë do të bëhej kryetari i bashkisë së Tiranës. Pas shkollës së mesme, Safet Butka shkoi për të studiuar në Universitetin e Gracit, ku ai u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928.
Në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore “Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania” bashkë me Aleks Budën, Eqerem Çabejn, Krist Malokin, Lasgush Poradecin, kushuririn Qemalin, Skënder Luarasin, etj.
Botoi një koleksion të poezisë së zgjedhur të Naim Frashërit (“Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar“)dhe në vitin 1925 një studim mbi veprën e Naim Frashërit (“Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare”).
Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe u emërua profesor në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 ai u martua me Hatixhe Lubonjën, me të cilin ai kishte 4 fëmijë.
Nga 1928 në 1939 ai punoi si mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të mesme në qytetet shqiptare të Korçës, në Instutin Tregtar të Vlorës dhe në Normalen e Gjirokastrës, ku shërbeu dhe si drejtor.
Ai ishte edhe drejtori i Klubit të parë Shqiptar të Mesimdhënësve dhe ishte një nga profesorët e parë që zbatoi metodat perëndimore në procesin e mësimdhënies në vendin e tij.
Bashkëorganizator me ministrin e Arsimit Faik Shatkun, për kthimin e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia në Shqipëri. Në këtë kohë ai shkruajti artikuj në revista pedagogjike, sociale dhe filozofike. Botoi mjaft shkrime problemore në shtyp si: “Për të nesërmen shqiptare”, “Për zhvillimin e gjuhës”, “Mbi edukatën kombëtare”, “Po shqiptarizmit dhe Perëndimit” etj.
Kulmin si edukator në shërbim të brezit të ri, ai e arriti gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit të Tiranës, ku iu priu intelektualëve dhe studentëve në demostratave të para antifashiste në prag të pushtimit të vëndit, më 4 prill 1939 duke kërkuar armë dhe si mësues i shqipes në Gjimnazin e Shkodrës më 28 nëntor 1939 dhe 30 janar 1940. Për këto aktivitete ai u arrestua, i akuzuar si antifashist u arrestua më 2 shkurt dhe u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste./KultPlus.com