12 Gusht, 2024 - 10:37 am
DJ të mirënjohur, shqiptarë dhe të huaj kanë performuar në skenën e Odeonit me muzikën e tyre elektronike. Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe të rinjtë nga vende të ndryshme të botës të cilët po vizitojnë këto ditë vere qytetin e Gjirokastrës.
Për një nga organizatorët ky event i përvitshëm është kthyer tashmë në kryefjalë për këdo që adhuron këtë lloj zhanri muzike.
“Jemi përpjekur shumë, me shumë energji për ta risjellë prapë në Gjirokastër. E risollëm prapë, do të vazhdojë të jetë këtu, pa merak, për asnjë njeri. I ftoj të gjithë të vijnë në këtë qytet”.
“Është hera e parë për mua në Gjirokastër. Do të performoj në këtë qytet të mrekullueshëm, të rinjtë e Gjirokastrës dhe gjithashtu për turistët”.
Turistë të shumtë u bënë pjesë e këtij eventi dyditor i cili gjallëroi zonën muzeale.
Këtë verë qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër të veçantë të organizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke tërhequr turistë të shumtë./KlanNews/KultPlus.com