14 Gusht, 2024 - 10:57 am
Më poshtë KultPlus ju sjell një nga poezitë e shkrimtarit Adem Istrefi dedikuar Hasan Prishtinës:
(Ndryshe si mund të quhej Hasan Prishtina)
Kur ia vranë kryengritjes bacën
Thanë ia shuan lirisë gacën…
Mbi shtratin e një topi po vjen
i mbështjellë me flamur rrethu me dashuri
Nga një cep Jugu në një cep në Veri
Mbi shtratin e një topi
e në shpirtin e një kombi
Po hyn i gjallë
Po vjen me u çmallë…
S’dimë ku të të pushojmë
S’dimë ku të të mbajmë
Çdo pëllëmbë shqiptare ta ka borxh një varr
Se në atë dhe të huaj të ftohtë e të zi
Një fije bar a një gjethe në degë
S’ta tundnin erërat mbi varr
E s’vinte Shqipëria me nëna e bij
Të të mbillte lule e këngë përmbi…
(Nga vëllimi ”Pasha këtë dhe”, Tiranë, 1982) /KultPlus.com