15 Gusht, 2024 - 4:30 pm
Edicioni i 14-të i ‘Green fest’ i cili tradicionalisht mbahet në qytetin e Mitrovicës, ka filluar mbrëmë me aktivitete të ndryshme të cilat do të vazhdojnë të mbahen deri më 18 gusht.
Nën moton “Lum Na” nis edicioni i sivjetmë i Green Fest, ku të pranishëm ishin udhëheqës institucional, bashkëpuntorë, donatorë, organizata mjedisore, artistë, si dhe qytetarë të Mitrovicës.
Programi i këtij edicioni përfshin: ekspozita, dokumentare, ‘green talks’, punëtori, net poetike etj.
Rreth festivalit:
Misioni ynë është të përdorim mediumin e artit dhe kulturës për të edukuar dhe frymëzuar individë, komunitete dhe shoqëri për të ndërmarrë veprime për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Ne besojmë se kultura dhe arti mund të luajnë një rol të fuqishëm në rritjen e ndërgjegjësimit, inkurajimin e dialogut dhe frymëzimin e individëve për të bërë një ndryshim pozitiv.
Festivali ynë vjetor është pika kryesore e aktiviteteve tona. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë festivalin një ngjarje gjithëpërfshirëse, tërheqëse dhe edukative për të gjithë. Ju ftojmë të bashkoheni me ne në misionin tonë për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes kulturës dhe artit./express/KultPlus.com