18 Gusht, 2024 - 1:05 pm
Me zërin dhe paraqitjen e tij unike në “Amerikan Idol”, i bëri krenarë gjithë shqiptarët.
“Oj Kosovë, oj Nëna ime…”, vargje këto të poetit të madh shqiptar Naim Frashëri, u nxorën në tinguj hatashëm nga shpirti i artistit shqiptar, Kimi, në një garë konkurruese amerikane.
Kimi, kishte shtatë vite që po jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pikërisht vargjet “Oj Kosovë, oj Nëna ime…” që shpërfaqnin mallin për nënën, familjen dhe atdheun e bëri këtë perfomancë të jashtëzakonshme
Mirëpo ditën e djeshme, Kimi është kthyer në vendlindjen e tij. Ai ka shpërndarë një video mjaft emocionuese nga momenti i takimit të tij me nënën./ KultPlus.com