Arkivat, ekspozitë fotografike me veshje popullore në Krumë

22 Gusht, 2024 - 3:00 pm

Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit sot në Krumë, si pjesë e një turi nisur nga Gjirokastra.

Ekspozita vjen në përgjigje të interesit të lartë të publikut nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA).

Ekspozita fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” u paraqit në bashkëpunim me Bashkinë e Hasit.

DPA bëri të ditur në rrjetet sociale se në ekspozitë shfaqi për qytetarët një sërë imazhesh që diktojnë veçoritë dhe shumëllojshmërinë e kostumografisë popullore të trojeve shqiptare.
 
Kjo ekspozitë e ka patur premierën në Gjirokastër, me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar. Ndërkaq, është shfaqur edhe në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë dhe do të vijojë këtë tur shëtitës në qytete të tjera. /atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme