24 Gusht, 2024 - 9:59 am
Në një shkrim të gazetës “The Roman Sunday Observer” më datë 24 gusht 1980 botohej shkrimi mbi gjuhën shqipe të trashëguar ndër shekuj nga arbëreshët.
Lungro – “Shkolla duhet ta mbrojë, për momentin nuk e bën. Bën rezistencë ndaj këtij komuniteti. Mundësia e radios lokale dhe indiferenca e shtypit.
E quajnë: shkolla e heshtjes. Një fëmijë është në klasë fillore, bëhet pjesë e shpjegimit të mësueses që ka vënë në program, sot për sot, për tí bërë të kuptojë tingullin e çdo gërme. Mësuesja angazhohet maksimalisht dhe kur i pyet të shqiptojnë gërmën S dhe fjalën (Serpente) në shqip gjarpër: E Kuptuat fëmijë? Askush nuk përgjigjet, aty përballet me shkollën e heshtjes, sepse ata fëmijë ishin mësuar se Gjarpër fillon me G dhe jo me S (Serpente), si mund ta bënin dallimin këta fëmijë?
Është një shembull për të dalluar 21 gërmat që ka alfabeti Italian, kundrejt 36 gërmave që ka ai shqip, një ide e frikshme me të cilën përballeshin fëmijët shqiptarë që jetonin në Itali./ KultPlus.com