3 Shtator, 2024 - 11:57 am
Violinisti i mirënjohur Kledis Rexho me orkestrën e krijuar prej tij, do të japë një koncert në sheshin Nënë Tereza, ditën e nesërme më 4 shtator. Qendra Harabel njoftoi përmes rrjeteve sociale se, ka kënaqësinë ta nisë shtatorin me promovimin e një koncerti tejet të bukur, në të cilin marrin pjesë instrumentistë shqiptarë e të huaj.
Muzikantët e mrekullueshëm të “Life and Music Concept Orchestra” do të sjellin muzikë të larmishme, ku do të gërshetohen instrumenta klastike me instrumenta elektronike.
Aktiviteti titullohet “Sunset city melodies” dhe premton të jetë një nisje e bukur e sezonit të ri kulturor.
Kledis Rexho dhe orkestra e tij do t’i ofrojnë publikut artdashës, një ndërthurje të muzikës më të bukur të filmit, ritmet baroke dhe ato ballkanike, por edhe orkestrime origjinale të muzikës alternative, që do të prezantohen në një mbrëmje të vetme./atsh/KultPlus.com