3 Shtator, 2024 - 1:47 pm
Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 21 shtator 2024, të cilat fillojnë në orën 10:00, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.
Ky është edicioni i 35-t me radhë dhe ka për temë Ibrahim Rugova dhe Shteti i Kosovës, në 80-vjetorin e lindjes së presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i shtetësisë së Kosovës, studiues i madh i letërsisë dhe kulturës shqiptare./ KultPlus.com
PPROGRAMI:
TEMA: IBRAHIM RUGOVA DHE SHTETI I KOSOVËS
80-vjetori i lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës
10:00: TRIBUNA SHKENCORE
Fjalët përshëndetëse të autoriteteve
Ligjëruesit:
Fatmir Sejdiu, Rugova, arkitekti i Shtetit të Kosovës
Ali Ahmeti, Shteti i Kosovës dhe sfidat e shqiptarëve sot në integrimin evropian
Besnik Mustafaj, Rugova dhe rëndësia e krijimit të miqësisë ndërkombëtare për Kosovën
Luca De Poli, Rugova, modeli i politikanit burimor evropian
11:15: ORA E MADHE LETRARE
ORA 13:15 Ndarja e Çmimeve
Çmimi Agim Ramadani, jepet për tri poezitë më të mira
Çmimi Don Gjergj Gjergji, jepet për kontribut në histori dhe filologji
Çmimi Qeshk Ukaj, jepet për veteranët në arsim
13:30: DREKA
19:00: –“FestFolk Stublla” – Koncert
Fjalët përshëndetëse
19:10 – Ansambli “Zër i Karadakut” (feston 50-vjetorin e themelimit)
19:40 – Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”
20:00 – “Dasma e Skenderbeut” – pjesë teatrale nga Vaj i Dejës
20:20 – Muzikë live – Asim Gashi
22:30 – Darka e përbashkët
24:00 – Fishekzjarre