7 Shtator, 2024 - 10:27 am
Edhe sivjet në Rahovec po mbahet festivali i rrushit “Hardh Fest”. Qindra e mijëra qytetarë ia kanë mësyrë këtij festivali për të shijuar verën e rakinë, por edhe për t`u argëtuar me programin që ka ky festival i rrushit. Radiotelevizioni i Kosovës sivjet është sponsor medial, dhe që përgjatë gjithë programit të saj do t`ju mbajë të informuar për zhvillimet atje.
Festivali i rrushit, Hardh Fest, këtë vit feston 10-vjetorin e themelimit që mbahet në Rahovec. Ky festival përveç pjekjes së rrushit, ngërthen në vete edhe aktivitete të tjera kulturore, e të cilat bëjnë bashkë me qindra e mijëra dashamirë të verës e rakisë, dhe kulturave të tjera.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smalj Latifi tha se ka shumë ma shumë prezencë të vreshtarëve dhe vertarëve e po ashtu ka edhe prodhime të ekspozuara.
“Sivjet këto prodhime janë shumë kualitative numri i këtyre që ekspozojnë wshtw shumë më i madh sikurse edhe infrastruktura është më e mirë”, tha ai.
Festivali cilësohet se ka një ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, i cili përgjatë këtyre viteve është shndërruar në një platformë kyçe për promovimin e prodhimeve vendore, duke kontribuar në rritjen e sektorit të bujqësisë dhe verarisë në Kosovë
“Neve na gëzon fakti këtë vit ka qenë një vit shumë i begatë për të gjitha kulturat dhe sektorët dhe nënsektorët në këtë rast edhe mbi bazën e diskutimit parashihet që mes tjerash përveç cilësisë të mirë të rrushit të verës së begatë dhe cilësia e verës do të prodhohet këtë vit do të jetë e një kualiteti më të lartë përshkak të kushteve te favorshme atmosferike por edhe njëkohësisht përkrahjes qe ne i kemi dhënë”, tha Faton Peci, ministër në Ministrin e Bujqësisë, Pylltrisë dhe Zhvillimit Rural.
Vreshtarët theksojnë se me mbështetje të shtuar nga institucionet dhe investime të qëndrueshme në teknologji moderne të kultivimit, si dhe qasje më të mirë në tregje, ata mund të rrisin prodhimin dhe të përmirësojnë cilësinë e verës.
“Sivjet rrushin e kemi të mirë po sasi nuk kemi shumë se ka pas shumë thatësi po kualitetin e kemi shumë të mirë”, tha Vllazënim Canziba – Vreshtarë.
” Vallahin me mujt me na pru pak ujin nëpër vadë për vreshta sidomos viteve të fundit kemi pas shumë thatësi me pas mujt qëto me na pru ishim dal në Evropë me rrush kishim dal shumë mirë”, shprehet Avdurrahman Ejupi.
Gjatë këtyre tre ditëve festivali do të përfshin aktivitete të ndryshme, ekspozita të prodhimeve lokale duke i ofruar vizitorëve një përvojë të pasur me kulturë dhe me shije unike të verërave, gjithashtu në hapjen zyrtare të festivalit u ndanë dhe mirënjohje për vreshtarët më të mirë./rtk/ KultPlus.com