Ankime

10 Shtator, 2024 - 1:18 pm

Dritëro Agolli

Ankime nga miqtë, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;
Ankime, ankime, ankime…

Ankime në letër, ankime në gjellë,
Ankime në lopët në fushë
U çmenda! Do të iki të fshihem në shpellë
Të fle pa ankime me një ujk a arushë. /KultPlus.com

Të ngjajshme