Prifest 2024: Lista e plotë e fituesve

16 Shtator, 2024 - 8:51 pm

Mbrëmë, është përmbyllur edicioni i 16-të i Prishtina International Film Festival- Prifest, në të cilën ngjarje janë ndarë edhe çmimet tradicionale të Festivalit, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni listën e plotë e kategorive fituese në PriFest:

Çmimi “Filmi më i mirë i shkurtë”: HIGHWAY OF A BROKEN HEART nga Nikos Kyritsis, Greqi;

Çmimi “Filmi i metrazhit të mesëm”: AND THE WIND WEEPS nga Aulona Selmani, Zvicërr.

Çmimi “Filmi më i mirë Ballkanik: SILENCE OF THE SIRENS nga Gazmend Nela, Kosovë;

Çmimi “Aktori më i mirë”: Sunaj Raça nga SILENCE OF THE SIRENS, Kosovë;

Çmimi “Regjisori më i mirë”: Una Gunjak nga EXCURSION, Bosnjë;

Çmimi “Aktorja më e mirë”: Lana Barić nga THIS NOT A LOVE SONG, Kroaci.

Çmimi “Kineasti i vitit”: Luana Bajrami.

Çmimi për “Kontribut Jetësor”: Profesor Enver Petrovci.

Edicioni i 16-të i Prishtina International Film Festival- Prifest është mbajtur nga 10 deri më 15 shtator, në Kino Armata./ KultPlus.com

Të ngjajshme