Dhjetori & Beka e publikojnë këngën “Trëndafili” (VIDEO)

20 Shtator, 2024 - 6:00 pm

Dhjetori & Beka kanë lansuar projektin “Trëndafili”, projekt ky që është realizuar me tekst dhe muzikë të Bekim Këpuskës, shkruan KultPlus.

Ky projekt tashmë është lansuar edhe nëpërmjet videoklipit, të cilin e sjell KultPlus duke ia bashkëngjitë edhe tekstin e këngës.

Trendafili

Sytë e tu vazhdoj t’i kujtoj
Me ty vetminë e harroj
Me veten gotën cakrroj
Vendi jot mbetet bosh

Sa ditë kalojnë në ty
Nuk po muj pa të mëndu
N’ kafën tonë jam gjithmonë
Një gotë për ty një për mu

Nuk e gjej trëndafilin
Jo ska lule të më pëlqej
Më mungon era jote
Ajo buzë që s’më kafshon

Për ty më mbeti njejta dashni
Je shpresa që nuk u zhduk
E unë e unë dot t’pres pa fund
Gjethja e fundit u shujt

Kur ti t’më jesh kthyer
Unë do të jem gjunjëzuer
Të dy me sy t’lotuem
Jo asgjë s’na n’dan ne dy

Nuk e gjej trëndafiilin
Jo ska lule të më pëlqej
Më mungon era jote
Ajo buzë që s’më kafshon./ KultPlus.com

Të ngjajshme