Artistët Francesco Tristano dhe Pascal Schumacher nesër sjellin post koncertin e Dam Festival

29 Shtator, 2024 - 11:34 am

DAM Festival ka njoftuar se do të organizojë një Super Koncert me artistët Francesco Tristano dhe Pascal Schumacher, në Atelienë e Pallati i Rinisë, shkruan KultPlus.

Ky koncert me program dinamik do të prezantohet nga pianisti i famshëm luksemburgas Francesco Tristano i shoqëruar nga perkusionisti i jashtëzakonshëm luksemburgas Pascal Schumacher – së bashku me instrumentistë kosovar si Rron Bakalli – violinë, Pleurat Doli – violinë, Lirdina Kukaj – violë, Fjolla Asllanaj – violonçel, Feriz Feka – kontrabas dhe Albin Abazi – bateri.

Ky interpretim është mbështetetur nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, në partneritet me AMC Corporation, Pallatin e Rinisë dhe Filharmoninë e Kosovës.

Koncerti para publikut do të prezanohet më 30 shtator 2024, në ora 19:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme