Ti je…

29 Shtator, 2024 - 4:16 pm

Poezi nga Entela Kasi

Drita dhe jeta!
Ti je
Fillesë
Ti je
Bota
Ti je
Bukuri
Dashuri
Ti je
Univers
Ti
Je ne
Bijtë e bijat
Ti je ylli që ndrit netët e zeza
Ti je
Fryma
Ti
Dashuria pa kushte
Ti ke atë zemër që përshkon tanë gjëndjen
Ti yll që i jep dritën errësirës
Ti e shenjta
E shtrenjta
E bukura jonë
Pa ty; bota bie e kthehet poshtë
Shuhet
Siç bien gradaçielat apo qiell gërvishtje prej qelqi
Ama, mother, nënë,
Yll në errësirë , dritë
Ti je,
Fillimi
Përtej asgjë
….
Shtator 2024/ KultPlus.com

Të ngjajshme