Sonte mbahet koncerti recital i violinistes Sibora Resyli në kuadër të ‘Kosova KamerFest’

3 Tetor, 2024 - 1:29 pm

Sonte Kosova KamerFest vazhdon me koncertin recital të violinistes së re 12 vjeçare, Sibora Resyli (laureate e çmimit “Grand Prix ArsKosova Competition 2024“ dhe çmimit të Kompozitorit “Akil Koci”) përcjell KultPlus.

Sibora Resyli, violiniste e talentuar 12 vjeçare nga Prishtina sonte me pianistin Melos Buza do të performojnë në Sallën e Amfiteatrit të Biblotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00, veprat e kompozitorëve: J.S.Bach, A.Vovzldi, J.Massenet dhe F.Mendelssohn.

Festivali bën të ditur se talentin e saj e ka zbuluar profesoresha Shqipe Bajraktari e cila me punë intensive pedagogjike të pakursyer nga mosha e saj 7 vjece, e avansoi. Ajo u vlerësua me çmime të para Apsolute si në Kosovë ashtu dhe konkurset e violinistëve të rinj në Evropë.

Sibora Resyli është nxënëse e Shkollës së muzikës “Prenk Jakova” Prishtinë.

Ndërsa tre koncertet e radhës të festivalit Kosova KamerFest do të realizohen në datat: 6, 8 dhe 26 Tetor me artistët: José Gallardo, Xhafer Xhaferi, Altin Tafilaj, Sihana Badivuku, Rron Bakalli, Orkestra harkore KamerFest, WBYO-Western Balkans Orchestra dhe “Les Essences “ ,Desar Sulejmani dhe Önder Baloglu. / KultPlus.com

Të ngjajshme