5 Tetor, 2024 - 3:30 pm
Shiroka, vetëm 6 km nga Shkodra, është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo vit e më shumë nga turistë të huaj dhe vizitorët vendas.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.
Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit.
Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një destinacion të bukur pushimi dhe relaksi.
Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, e bërë Shirokën një nga joshjet më të veçanta për të kaluar disa orë ndryshe për shkodranët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj./ KultPlus.com