COD, takim letrar për shkrimtaren Natasha Lester

16 Tetor, 2024 - 1:36 pm

Në Bibliotekën e Kryeministrisë u zhvillua një takim letrar mbi trilogjinë e suksesshme të autores australiane Natasha Lester. Tri përkthyeset Zana Harxhi Baron, Mirela Milori dhe Sidita Hoxhiq Dano ishin ftuar të bashkëbisedonin me lexues të veprës së autores Lester dhe miq të librit.

Qendra për Hapje dhe Dialog promovoi veprat: “Sekreti i Parisit”, “Rrobaqepësja e Parisit” dhe “Fotografja franceze”.

Paneli u ndal mbi shprehjen “Dashuria është si lufta, fillon lehtë por përfundon me shumë vështirësi”, që shkruan H. L. Menken shkruan në librin “Fotografja franceze”. Autorja Natasha Lester e cila i kategorizon veprat e saj si “historical fiction”, jep mesazhe të forta mbi dashurinë, rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri e ditëve të sotme.

Natasha Lester është një nga autoret më të pëlqyera nga “New York Times”. Romanet e saj kanë fituar disa çmime, ndërkombëtare dhe janë përkthyer në njëzet e një gjuhë të ndryshme të botës./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme